albanian-vips
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

albanian-vips

MiReSeViNi ne albanian-vips FORUM.Besoj se do mbeteni te kenaqur.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 TORTA zemer

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin-eNdRiTi
Admin



Numri i postimeve : 92
Join date : 02/02/2009
Location : in your HOMEPAGE

TORTA zemer Empty
MesazhTitulli: TORTA zemer   TORTA zemer Icon_minitimeWed Feb 18, 2009 3:12 pm

TORTA 'ZEMËR'


Koha e kursyer për bërjen e të ashtuquajturave ‘tortave të shpejta’, që shpesh bëhen pa pjekje dhe pa zierje, mund të përdoret për një formësim tjetër.

Përbërësit:
30 deri 35 biskota
100 ml qumësht të nxehtë

Për kremin:
1 krem për torte
350 ml qumësht
2 lugë kakao

Për stolisje:
1 shllag shkumë
Grimca çokollate

PROCEDURA:
1.Në fund të skajeve të kallëpit në formë zemre vëni fletën metalike të alumit (‘folinë’) ose atë të tejdukshme. Renditeni biskotat, pastaj hidhni qumështin e nxehtë.

2. Kremin e përgatitni ashtu që në një enë të thellë e hidhni qumështin e ftoht më parë të zier. Aty hidhni qeskën e kremit për torte dhe përzieni me mikser elektrik me shpejtësinë më të madhe për tre minuta dhe, pak minuta pa përfunduar hidheni edhe kakaon.

3. Një pjesë të kremit të përgatitur e hidhni mbi biskota dhe, pastaj e shtroni edhe një shtresë të biskotave të cilën po ashtu e lagni me qumësht dhe, pastaj e veni pjesën tjetër të kremit. Vëreni tortën në një vend të ftohtë dhe e lini rreth dy orë.

Servimi:
Para se ta servoni, nxireni tortën nga kallëpi dhe, pasi ta keni hequr fletën metalike, e vëni në një pjatë. Stoliseni tortën me shllag dhe me grimca çokollate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albanian-vips.albanianforum.net
 
TORTA zemer
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
albanian-vips :: ART & KULTURE :: Arti i te gatuarit-
Kërce tek: