albanian-vips
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

albanian-vips

MiReSeViNi ne albanian-vips FORUM.Besoj se do mbeteni te kenaqur.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Denoncon Ismet Drishtin për kurthin horror

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin-eNdRiTi
Admin



Numri i postimeve : 92
Join date : 02/02/2009
Location : in your HOMEPAGE

Denoncon Ismet Drishtin për kurthin horror Empty
MesazhTitulli: Denoncon Ismet Drishtin për kurthin horror   Denoncon Ismet Drishtin për kurthin horror Icon_minitimeFri Feb 06, 2009 8:59 pm

Denoncon Ismet Drishtin për kurthin horror




Loja tashmë e njohur e Ismet Drishtit me vip-at, për këngëtaren Anjeza Shahini ka qenë një traumë e vërtetë. Bëhet fjalë për një kamera të fshehtë, që do të publikohet nesër në mbrëmje në ekranin e “Vizion Plus”, gjatë spektaklit “Game Over”, formati më i ri i të dielave mbrëma. Një nga “viktimat” që do të shihni kësaj here është pikërisht këngëtarja Anjeza Shahini.

Kamera e fshehtë është realizuar pak muaj më parë, ndërsa Drishti ka realizuar disa kamera të fshehta duke vënë në shënjestër artistë të njohur, për t’i futur në kurthin e tij. Por loja me Anjezën ka qenë shumë “shokuese”, sa prindërit e Anjezës e denoncuan Drishtin polici, por më pas u tërhoqën. Nisur nga fakti që ajo ishte shofere e re dhe sapo kishte nisur t’i jepte makinës së saj, është krijuar një fabul pikërisht me këtë pikë të dobët të saj. Nuk mund të themi shumë për përmbajtjen e kameras, por sipas informacioneve tona, loja me të ka qenë shumë e rëndë. Është ndërtuar një alibi e tillë, sikur këngëtarja kishte aksidentuar një kalimtar, dhe pas kësaj i kanë dalë disa persona me mjete të ftohta për ta kërcënuar.

Më pas Anjeza e alarmuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Thuhet se pas kësaj ajo ka kaluar në gjendje të fikëti dhe është transportuar menjëherë me urgjencë drejt spitalit. Kjo ka qenë dhe arsyeja që Anjeza së bashku më të atin e saj, kanë dashur ta denoncojnë Ismet Drishtin në polici, pasi sipas tyre kjo lojë i tejkalonte normat e një loje televizive me VIP-a. Por me këmbënguljen e Ismetit, pas kaq muajsh që kanë kaluar, Anjeza ka vendosur ta lërë çështjen e denoncimit, duke pranuar që kamera të transmetohet në ekranin e “Vizion Plus”, dhe madje ajo të jetë e pranishme në spektakël.

E pyetur nga “Panorama Plus”, se si është e vërteta, Anjeza ka pohuar: “Dhe sot kur e kujtoj më bën të ndihem shumë keq, pasi realisht ishte ndodhi shumë e rëndë. Gjithsesi mendova që të jem në spektakël, pasi më duhet të shpjegoj për publikun disa situata, që ndoshta nuk mund të kuptohen ashtu siç duhet, gjatë transmetimit”. Ajo mohoi që mund të ketë kaluar gjendje të fikëti, ndërsa nuk pranoi të japë detaje për fabulën e krijuar në kamera, pasi do të jepet eskluzivisht në spektaklin e nesërm. Anjeza nuk është artistja e vetmje që ka pësuar një shooc të tillë, pasi ka rënë në grackën e Ismet Drishtit, tashmë i identifikuar si i vetmi realizues i suksesshëm i kamerave të fshehta “pa mëshirë” për spektaklet shqiptare.

Vetëm javën e kaluar u pa të ishin ndier shumë keq gjatë kurtheve të ngritura nga ai, Zhani Ciko, Valbona Mema, Arjan Sukniqi, Birçe Hasko etj., madje dhe vetë drejtuesja e emisionit Ola Harizaj, gjatë kohës kur ishte shtatzënë. “Game Over” është një format i ri dhe prezantuesit janë dy bashkëshortët Ervin Bejleri dhe Ola Harizaj. Aktorët u shfaqën si fillim në spektaklin “Portokalli”, nga ku nis dhe lidhja e tyre e dashurisë. Edhe në këtë spektakël, ata prezantojnë si bashkëshortë, duke eksperimentuar një format të ri, të paprovuar më parë.


https://2img.net/h/oi43.tinypic.com/es0vip.jpg" border="0" alt=""/>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albanian-vips.albanianforum.net
 
Denoncon Ismet Drishtin për kurthin horror
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
albanian-vips :: ART & KULTURE :: INFORMACIONE&PRAPASKENA-
Kërce tek: