albanian-vips
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

albanian-vips

MiReSeViNi ne albanian-vips FORUM.Besoj se do mbeteni te kenaqur.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Adelina Tahiri: Jam e re për t’u dashuruar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin-eNdRiTi
Admin



Numri i postimeve : 92
Join date : 02/02/2009
Location : in your HOMEPAGE

Adelina Tahiri: Jam e re për t’u dashuruar Empty
MesazhTitulli: Adelina Tahiri: Jam e re për t’u dashuruar   Adelina Tahiri: Jam e re për t’u dashuruar Icon_minitimeFri Feb 06, 2009 8:58 pm

Adelina Tahiri: Jam e re për t’u dashuruar





Këngëtarja e re nga Maqedonia ka përgatitur një këngë për të konkurruar në një festival dhe po punon një tjetër me videoklip. 16-vjeçarja Adelina Tahiri ka thënë se është ende e re për t’u dashuruar. “S’kam dhe as nuk dua të kem të dashur tani për tani, pasi jam shumë e re, vetëm 16 vjeçe”, ka thënë ajo, duke shtuar se kur të vijë koha dëshiron të gjejë dikë që do ta kuptojë plotësisht.

Dhe për të pamja e të dashurit të saj nuk do të ketë aq rëndësi nëse është i bukur ose jo, sepse ajo dëshiron që djaloshi i zemrës së saj të jetë mbi të gjitha inteligjent. Nuk ka rëndësi gjithashtu nëse ai i përket ose jo botës së artit, sepse Adelina do që djaloshi i saj të jetë i kuptueshëm dhe të ketë mbështetjen e tij në rrugën e artit që këngëtarja ka nisur. Dhe tashmë ajo sapo ka realizuar një këngë tjetër të re me të cilën planifikon të marrë pjesë në një festival në Shqipëri.

“Ëndërr e vjetër” do të jetë kënga e cila do të hyjë në garë në “Top Fest 6”. Ajo është paraqitur edhe në edicionin e pestë të këtij festivali me këngën “Më trego”. Por gjithashtu thotë se po punon për të sjellë këtë fillimvit edhe një videoklip të ri. Ndërkaq, duhet thënë se këngëtarja e re ka qenë jo pak e suksesshme vitin që shkoi.

Për më tepër ajo ka pasur daljen dhe afirmimin e saj në vitin 2008, sidomos me nxjerrjen e këngës me klip “Narcizoid”, ndërsa në fund të 2008-s ajo ka publikuar edhe një tjetër këngë po ashtu me klip, me titull “Vuaj”, që flet për robërimin e një vajze nga dashuria dhe duke e mbajtur të prangosur shkakton vuajtje vrasëse. Por këngëtarja e re gjithashtu ka nxjerrë këngë të tjera, ndonëse të pafilmuara, si “Gënjeshtar”, “Whisky”, “Gjysma tjetër”, “Dua të më duash”etj.

E së fundmi, e zgjedhur për pamjen, zërin dhe stilin e të veshurit, këngëtarja e bukur Adelina Tahiri është shfaqur papritur në festivalin e fundit të RTSH-së, si shoqëruese e Shpat Kasapit në këngën “Aromë mediterane”, ndonëse nga kjo skenë janë ndarë si mos më keq, pasi kanë qenë më së paku të votuar nga juria.

Adelina Tahiri: Jam e re për t’u dashuruar 292bk44
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albanian-vips.albanianforum.net
 
Adelina Tahiri: Jam e re për t’u dashuruar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
albanian-vips :: ART & KULTURE :: INFORMACIONE&PRAPASKENA-
Kërce tek: