albanian-vips
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

albanian-vips

MiReSeViNi ne albanian-vips FORUM.Besoj se do mbeteni te kenaqur.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Etore Mesina cudia e italianit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin-eNdRiTi
Admin



Numri i postimeve : 92
Join date : 02/02/2009
Location : in your HOMEPAGE

Etore Mesina cudia e italianit Empty
MesazhTitulli: Etore Mesina cudia e italianit   Etore Mesina cudia e italianit Icon_minitimeTue Feb 03, 2009 2:38 pm

Etore Mesina thyen “tabutë”, tekniku i parë i huaj në NBA


Italian i CSKA Moskës, sezonin e ardhshëm me Toronton

Dhe pse e ka pllakosur kriza, basketbolli italian arrin një rekord shumë të rëndësishëm: do të ketë trajnerin e parë të huaj në NBA. Po, sepse Etore Mesina pasi ka fituar në çdo cep të Europës, në sezonin e ardhshëm do të ngrihet nga pankina e CSKA Moskës për t’u ulur në atë të Toronto Reptorsave, në skuadrën e Andrea Barnjanit. Nuk mund të zyrtarizohet si lajm, por vendimi është marrë tashmë, sipas shenjave që lëshon italiani Mauricio Gerardini, zv.presidenti i klubit kanadez. Mesina la basketbollin kur ishte vetëm 16 vjeç, i tunduar fuqishëm nga profesioni i trajnerit, në të cilin më pas u bë një nga më fituesit e historisë së basketbollit. Tek ai, dhe pse vetëm 30 vjeç, u mbështet Virtus Bolonja dhe ai fiton menjëherë trofe normalë dhe titullin italian në vitin 1993. Nga aty kalimi në kombëtare, sërish te Virtusi, tek Beteneton Trevizo e më pas te CSKA?ja e Moskës, me të cilën ka fituar dy Euroliga në tre sezonet e fundit. Në fakt, amerikanët e ndiqnin prej kohësh, por duket se Toronto bëri hapin e parë, duke vendosur ta marrë. Pas humbjes së thellë 132?93 ndaj Denverit, Reptorsat me shumë luhatje, hoqën trajnerin Sem Miçell dhe skuadra iu besua Xhoi Trianos. Por tani vjen dhe lajmi i trajnerit tjetër të përhershëm, Mesina. Lajm që nuk është një skup i madh, pasi trajnerët shkarkohen shpesh në NBA, por Mesina është trajneri i parë i huaj në këtë kampionat: “Triano do të qëndrojë në pankinë deri në fund të vitit”, thotë Gerardini, dhe ndërkaq ne do të shohim përqark, por e njohim mirë Europën”. Dhe vërtet Gerardini e njeh mirë “Kontinentin Plakë”, pasi nga këto anë ka ndërtuar edhe skuadrën e sksesshme të vitit të kaluar, me zgjedhjen e parë në Llotarinë Draft, Andrea Barnjanin, regjizorin dhe sulmuesin spanjoll Hoze Kalderon e Horge Garbahoza, por edhe amerikanin Kris Bosh, një All Star. E pikërisht mbi këta lojtarë do të mbështetet Mesina në aventurën e tij të re, atë më përralloren.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albanian-vips.albanianforum.net
 
Etore Mesina cudia e italianit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
albanian-vips :: SPORT :: BASKETBOLL-
Kërce tek: