albanian-vips
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

albanian-vips

MiReSeViNi ne albanian-vips FORUM.Besoj se do mbeteni te kenaqur.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Zënka brenda stafit E diell, Adi Krasta nuk flet me Alessian, Dorina Xërxa largohet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin-eNdRiTi
Admin



Numri i postimeve : 92
Join date : 02/02/2009
Location : in your HOMEPAGE

Zënka brenda stafit E diell, Adi Krasta nuk flet me Alessian, Dorina Xërxa largohet Empty
MesazhTitulli: Zënka brenda stafit E diell, Adi Krasta nuk flet me Alessian, Dorina Xërxa largohet   Zënka brenda stafit E diell, Adi Krasta nuk flet me Alessian, Dorina Xërxa largohet Icon_minitimeFri Feb 06, 2009 8:27 pm

Zënka brenda stafit E diell, Adi Krasta nuk flet me Alessian, Dorina Xërxa largohet

Zënka brenda stafit E diell, Adi Krasta nuk flet me Alessian, Dorina Xërxa largohet T86du8


Mesa duket janë të dy kokëfortë dhe duan të bëjnë ligjin në një format gjigant, siç është ajo e spektaklit “E diell”. Nuk ka zgjatur shumë dhe ka ndodhur konflikti mes prezantuesit të njohur Adi Krasta dhe autores së spektaklit, italianes Alessia Vessicchio gjatë punës për përgatitjen e spektaklit të së dielës. Ajo udhëton çdo javë nga Italia drejt Tiranës, për të qenë e pranishme gjatë fundjavës në përgatitjet e fundit të spektaklit dhe transmetimit të tij plot pesë orë e gjysmë në ekranin e “Top Channel”, çdo të dielë.

Ndërsa Adi Krasta është më pranë stafit, si organizator dhe prezantues i çdo të diele show në ekranin e “Top Channel”. Kanë qenë pikërisht tonet e rrepta të tij me stafin, të cilët i ka marrë në mbrojtje Alessia, duke i treguar në një farë mënyre se në “E diell” ligjin e bën ajo, ndërsa i është besuar ky projekt gjigant televiziv. Arsyeja është se eksperienca italiane duhet të fillonte të eksperimentohej dhe në Shqipëri, me shpresën se formati i shpikur në vitin 1976 nga italianët me “Domenica in”, i cili vazhdon t’i rezistojë kohës, të njohë të njëjtin sukses edhe në Shqipëri.

Gjithsesi zënkat në një emision me staf të gjerë, natyrisht që mund jenë normale, por thuhet se nuk ka qenë një zënkë e thjeshtë, pasi që nga ajo ditë, Krasta dhe Alessia nuk komunikojnë fare me njëri-tjetrin. Nuk dihet se si arrijnë të merren vesh dhe të punojnë së bashku dhe sa mund t’u zgjasë inati. Por “rrëmuja” në “E Diell” nuk mbetet vetëm me kaq. Në të duket se është përfshirë edhe orkestra e spektaklit, pasi thuhet që Dorina Xërxa, njëra nga këngëtaret, është larguar, për shkak të një konflikti tjetër. Vetëm dy javë më parë, nga spektakli hoqi dorë njëra nga partneret e Adi Krastës, Arbana Osmani, e cila u shkëput për t’u marrë me spektaklin “Big Brother”.

Autorja Alessia, vendosi të mos e zëvendësojë. Nuk dihet nëse kjo ishte e paramenduar, apo nëse Arbana nuk arriti ta përballonte dot këtë ngarkesë. Por për këtë nuk është problem, pasi Adi Krasta, si një nga prezantuesit e parë të spektakleve televizivë pas vitit ’91, e ka vërtetuar se mund t’ia dalë edhe vetëm. Gjithsesi në këtë rast ka Xhemin, e cila mbulon pjesën argëtuese të “E diell”. Spektakli nisi transmetimin më 28 shtator për të sjellë para publikut surpriza në pesë orë e gjysmë transmetim.

Spektakli i së dielës në “Top Channel” është projektuar për të informuar e argëtuar publikun, i cili zgjedh që të dielën ta kalojë në shtëpi për t‘u qetësuar, nën shoqërinë e një spektakli maratonë. Dhe një emision i tillë nuk mund t‘i besohej një personi tjetër, përveç Adi Kastës. Me zhdërvjelltësinë, humorin e zgjuar dhe batutat që shkëmben me të ftuarit, Krasta në të vërtetë arrin ta bëjë publikun për vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albanian-vips.albanianforum.net
 
Zënka brenda stafit E diell, Adi Krasta nuk flet me Alessian, Dorina Xërxa largohet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
albanian-vips :: ART & KULTURE :: INFORMACIONE&PRAPASKENA-
Kërce tek: