albanian-vips
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

albanian-vips

MiReSeViNi ne albanian-vips FORUM.Besoj se do mbeteni te kenaqur.
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjigandi SHAK: do te terhiqem pas 2010-s

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin-eNdRiTi
Admin



Numri i postimeve : 92
Join date : 02/02/2009
Location : in your HOMEPAGE

Gjigandi SHAK: do te terhiqem pas 2010-s Empty
MesazhTitulli: Gjigandi SHAK: do te terhiqem pas 2010-s   Gjigandi SHAK: do te terhiqem pas 2010-s Icon_minitimeTue Feb 03, 2009 2:38 pm

Gjiganti Shak: Tërhiqem pas 2010-s!


Shakil O’Nil do t’i japë fund karrierës së tij magjike 16?vjeçare në fund të sezonit 2010. Katër herë ka,pioni i NBA?së, i zgjedhur 14 herë për ndeshjen e madhe “All Star Game”, u shpreh të enjten se do të tërhiqet në përfundim të kontratës së tij aktuale me Feniks Sans. 36?vjeçari ka fituar 3 tituj me Los Anxhelos Lejkërsat dhe një me Majemi Hit, si dhe ka marrë tre herë çmimin MVP i Finaleve. “Karriera ime e basketbollit do të marrë fund pas 735 ditësh”, tha O’Nil. “Dhe duke qenë se jam një njeri i edukuar nuk do ta zgjas më kontratën time të fundit”. Dhe pse sezonin e fundit pati probleme me dëmtimet muskulare, O’Nil arriti gjithsesi të shënonte 13.6 pikë dhe 9.1 topa në tabelë për ndeshje në 61 ndeshje me Majemin dhe Feniksin. Ai ishte zgjedhja e parë në Llotarinë Draft 1992 nga Orlando Mexhik, duke u zgjedhur që atë sezon “Debutuesi i Vitit” me 23.4 pikë e 13.9 topa në tabelë për ndeshje. Pas sezonit 1995?1996 O’Nil u largua nga Florida për tek Lejkërsat me një kontratë 7?vjeçare prej 122 milionë dollarësh, duke udhëhequr Los Anxhelosin, në grup me Kobi Brajantin në tre tituj radhazi në vitet 2000, 2001 dhe 2002. Në 14 korrik 2004 ai shkoi te Majemi, ku bashkë me Duejn Uejdin fitoi titullin e parë dhe të vetëm për skuadrën e Floridës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albanian-vips.albanianforum.net
 
Gjigandi SHAK: do te terhiqem pas 2010-s
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
albanian-vips :: SPORT :: BASKETBOLL-
Kërce tek: